Në Drenas mbahet konsultimi publik për draft-Planin e Integritetit

Të mërkurën në sallën e Kuvendit është mbajtur konsultimi publik për të diskutuar draft-Plani Komunal për Integritetit 2023-2026, ku para të pranishmëve është prezantuar ky dokument strategjik i Komunës së Drenasit.
Plani Komunal për Integritet, synon të kontribuojë në ndërtimin e një administrate komunale profesionale dhe të modernizuar, të zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik lokal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve përmes ofrimit të shërbimeve efektive dhe cilësore për të gjithë.
Për hartimin e Planit Komunal për Integritet 2023-2026, është formuar Grupi Punues i cili në grupe punuese ka hartuar këtë dokument, të përkrahur edhe nga misioni i OSBE-së.
Ky dokument ka qenë në diskutim publik nga data 23.11.2022 deri me datën 06.12.2022 në tri platforma, në ueb faqen zyrtare të Komunës, në Platformën për konsultime publike ne kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe në rrjetin social Facebook, dhe gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të japin sugjerime e komentet e tyre në këtë dokument.
Plani për Integritet, pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.