Plane për investime/ Lladrovci priti në takim zv/drejtorin e Ferronikelit, Cemil Acar

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim z. Cemil Acar, zv. drejtorin menaxhues të gjigandit industrial Ferronikeli, me këtë rast u diskutua për mundëitë që ofron komuna e Drenasit për investime.
Lladrovci e falënderoi z. Acar për takimin dhe theksoi se përkushtimi i komunës është i plotë për mbarvajtjen e të bërit biznes në Drenas, duke shpjeguar mundësitë që disponon për investitorët.
“Komuna e Drenasit, ka prona të cilat janë shumë të përshtatshme për të bërë biznes dhe për kapacitete të reja biznesore të cilat shtojnë punësimin në komunën tonë. Komuna qëndron në shërbim të kërkesave ligjore të investitorëve të mundshëm duke ofruar lehtësira maksimale brenda kompetencave të veta”, theksoi Lladrovci.
Z. Acar e falënderoi z. Lladrovci për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për të nisur sa më parë punën me kapacitet të plotë në Ferronikel, duke theksuar sfidat aktuale, njëheresh, u interesua për krejt mundësitë që ofron komuna e Drenasit për biznes.
Ferronikeli si kompani e investitorëve të fuqishëm në nivel rajonal e global, është vlerë e zhvillimit të Drenasit dhe Kosovës, andaj, çdo interesim për mundësitë e reja biznesore nga kjo kompani në komunën e Drenasit, është e mirëseardhur.