‘Çfarë fashizmi i orkestruar: Komentatori serb nuk ja përmendi as adhe një herë emrin Granit Xhakës’

Gjatë gjithë ndeshjes Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium në Serbi nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës, transmeton DrenicaOnline.

E për këtë skandal ka reaguar ashpër deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ai thotë se ky është tmerr dhe fashizëm i orkestruar.

Postimi i Kamverit:

Për 90 minuta sa zgjati ndeshja Portugali vs Zvicër, komentuesi i Arena 1 Premium nuk ka përmendur as edhe një herë të vetme emrin e Granit Xhakës.

Tmerr. Tmerr. Tmerr.

Çfarë fashizmi i orkestruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë