Aksident mes katër veturave në Skenderaj, lëndohen shtatë persona

Policia e Kosovës njofton se si pasojë e një aksidenti në trafik mes katër veturave, kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, në orën 12:25, në Skenderaj.

“Katër vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 meshkuj kosovarë dhe 3 femra kosovare”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se të lënduarit, pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë