Sonte transmetohet dokumentari “Vrasja me shumë pista” (ZonaExpress)

Sonte në ora 20:45 në RTV Dukagjini do të transmetohet emisioni Zona Express, ku do të shfaqet dokumentari ekskluziv “Vrasja me shumë pista” kushtuar vrasjes misterioze të Elvis Pistës, ish-menaxher i PTK’së dhe ish-kandidat për deputet i Partisë Demokratike.
Zona Express, tashmë emisioni më i ndjekur shqiptar; si në matjet televizive ashtu edhe në rrjetet sociale.
Dokumentari që shfaqet sonte sjell dokumente, dëshmi dhe rrëfime të padëgjuara kurrë më parë për vrasjen makabre të Pistës.
Pse kjo vrasje nuk u zbulua kurrë dhe kush e kreu atë?
Çka thonë dëshmitarët kryesorë, familjarët dhe njerëzit e afërm të Pistës? Në çfarë pistash po hetojnë organet e rendit këtë atentat? Më kënd kishte ai probleme?