Policia jep detaje për aksidentin e ndodhur në Arllat (Video)

DrenicaOnline dje raportoi për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Arllat, ku një këmbësor ishte goditur nga vetura.
Policia sot përmes raportit 24 orësh dërguar mediave bënë të ditur se këmbësori ka marrë lëndime.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar –këmbësor pasi gjersa ai ishte duke kaluar rrugën, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/