Shpallja “Qytetare Nderi” e Drenasit e Ana Roch, bëhet lajm në median zvicerane

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për shkak të kontributit të saj për Drenasin, përkatësisht Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, ka propozuar të shpallet “Qytetare Nderi” e Drenasit, propozim ky që është miratuar në asamblene e komunës.
Për këtë ngjarje ka shkruar media zvicerane “Tribune de Geneve”, lajm të cilin e ka ndarë kryetari Lladrovci në rrjetin e tij social.
“Shpallja “Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit të znj.Ana Roch, ka pasur reflektim edhe në mediumin e Gjenevës”, ka shkruar Lladrovci.