Për nder të 28 Nëntorit, prezantohen punimet personale të piktorit Nazmi Heta

Më rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes së Komandantit Adem Jashari, në hollin e Sallës së Kulturës, është mbajtur ekspozita e piktorit nga Drenasi, Nazmi Heta me punimet e tij personale.

Ekspozita e pikturave të Nazmi Hetës, është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport. Për të nderuar piktorin Heta, ekspozitën e tij e kanë vizituar shumë personalitete, mësimdhënës, nxënës e shumë qytetarë për të para nga afër mbi 50 punimet e tij.

Komuna e Drenasit përgëzon piktorin Heta për kontributin e tij në fushën e artit, i cili asnjëherë nuk është ndalur se krijuari punime të bukura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë