Besart Gashi nga Drenasi që hyri në Librin e Rekordeve Guinness punon super portrete të veçanta të figurave kombëtare

Besart Gashi, artisti nga Drenasi, me një prej punimeve të tij, ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.

Punimet e tij ai i realizon me kapëse metalike. E veçanta dhe subjekti i punimeve të Besartit janë figurat e rëndësishme të popullit shqiptar.

Tashmë e ka shndërruar në traditë dhe ky është viti i gjashtë që ai realizon portretin e një figure kombëtare, për Festën e Flamurit.

Gazetarja Ganimete Baliu ka realizuar një reportazh, të cilin mund ta ndiqni të hënën, më 28 nëntor, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë