Kryeministri thotë se s’ka ushtri pa ndihmën e SHBA’së dhe NATO’s, komenton tërheqjen e Presidentit

Isa Mustafa kishte kundërshtuar në heshtje propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për themelimin e ushtrisë përmes ndryshimeve Ligjore. Të shtunën, Kryeministri ka thënë se ushtria do të formohet vetëm me përkrahjen e SHBA’së dhe NATO’s. Ka thënë se Thaçi po bën mirë që po punon në drejtim të tillë.

Qeveria e Kosovës s’i kishte kthyer asnjë përgjigje kërkesës së Presidentit Hashim Thaçi lidhur me Projektligjin për themelimin e Ushtrisë. Kishte pritur ditën e fundit.

Por, një ditë para se t’i skadonte afati ligjor për të dhënë një përgjigje, kishte ndodhur tërheqja e Thaçit që ushtria të themelohet përmes Ligjit për FSK’në.

Tash, Kryeministri Mustafa përsëritë se ushtria duhet të bëhet vetëm  me përkrahjen e SHBA’së dhe NATO’së derisa thotë se Thaçi po bën mirë që po punon në këtë drejtim.

“Presidenti e ka marrë iniciativën që të procedojë me ushtrinë. Ne përkrahim çdo inciativë e cila do t’ia sigurojë ushtrinë Kosovës në bashkëpunim me SHBA dhe me NATO’n. Po ashtu, përshëndesim edhe hapat që tani po merren për të krijuar mundësinë për këtë bashkëpunim”, ka thënë Mustafa, në një tubim partiak, në Malishevë, shkruan Express.

Hashim Thaçi pati nisur procesin e themelimit të ushtrisë, më 5 mars, në ditën e Epopesë së UÇK’së , duke propozuar ndryshime ligjore që FSK’në e bëjnë me mision ushtarak. Kjo nismë ishte kundërshtuar nga SHBA dhe NATO. Kishin kërkuar që ushtria të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese, që kërkohen edhe  2/3 e votave të shumicës dhe pakicës.

Të premten, Thaçi konfirmoi se është tërhequr përkohësisht nga ideja për të themeluar ushtrinë përmes ndryshimeve ligjore, për t’iu dhënë hapësirë serbëve të ndryshojnë mendim lidhur me këtë process.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë