Altin Krasniqi ngushëllon për vdekjen e Sahit Jasharit: I përjetshëm qoftë kujtimi i tij
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, Sahit Jashari.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Krasniqi e ka vlerësuar Sahit Jasharin si një nga luftëtarët dhe trimat e orëve të para, i cili me guximin, sakrificën dhe atdhedashurinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sahit Jasharit. Si luftëtar dhe trim i orëve të para, ai la pas një shembull të rrallë guximi, sakrifice dhe atdhedashurie për brezat e rinj. Heronjtë nuk vdesin kurrë; ata jetojnë përmes veprave të tyre në historinë, lirinë dhe kujtesën tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se kujtimi për Sahit Jasharin do të mbetet i përjetshëm, ndërsa familjes Jashari i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta.
“I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! Lavdi Sahit Jasharit”, ka përfunduar Krasniqi në mesazhin e tij.

