Të shtëna me armë ndaj autobusit në Malishevë

Një incident i rëndë është shënuar në Malishevë, ku një autobus është sulmuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas informacioneve të para, ndaj mjetit të transportit janë shkrepur plumba, duke shkaktuar panik te pasagjerët, por për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e autorëve dhe motiveve që çuan deri te ky sulm.

Ngjarje të tilla, të kryera në hapësira publike dhe ndaj mjeteve të transportit të qytetarëve, përbëjnë një cenim serioz të sigurisë publike dhe kërkojnë reagim të shpejtë e efikas nga organet e rendit.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar me detajet e reja sapo ato të konfirmohen nga autoritetet kompetente./Sinjali/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë