Sami Lushtaku uron vëllain për ditëlindje: Ka qenë shtyllë e fortë e familjes sonë

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar vëllain e tij Rasim Lushtakun me rastin e ditëlindjes, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e tij ndër vite për familjen dhe çështjen kombëtare.

Lushtaku ka kujtuar se Rasimi, si djali më i madh i familjes, emigroi herët në Gjermani, ku punoi dhe përkrahu vazhdimisht familjen e tij.

Ai theksoi se për dekada me radhë Rasim Lushtaku ka qenë një shtyllë e fortë e familjes, ndërsa kontributi i tij për çështjen kombëtare, para dhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë i çmuar.

“I dashur dhe i respektuar nga të gjithë për drejtësinë dhe karakterin e tij, ai mbetet krenaria e familjes sonë”, ka shkruar Lushtaku.

Në fund të urimit, ai i ka dëshiruar vëllait të tij shëndet të mirë, lumturi dhe pleqëri të rehatshme pranë familjes

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë