Sala Jashari konfirmohet si femra më e votuar e PDK-së, Drenicasja vazhdon të shkëlqejë

Teksa janë numëruar mbi 90 për qind e votave në nivel vendi, Sala Jashari po vazhdon të mbajë pozitën e femrës më të votuar në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidatja nga Drenica ka siguruar deri më tani 35,077 vota, duke lënë pas të gjitha kandidatet e tjera të PDK-së dhe duke u renditur ndër emrat më të votuar të subjektit në nivel vendi.

Rezultati i saj konsiderohet një sukses i madh politik, pasi Jashari jo vetëm që ka siguruar mbështetje të fuqishme në bastionin e saj, por ka arritur të marrë vota edhe në shumë komuna të tjera të Kosovës.

Me numërimin që po shkon drejt fundit, Sala Jashari po e forcon statusin e saj si një nga figurat më të mbështetura të PDK-së dhe si femra më e votuar e këtij subjekti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2026.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë