Petrit Hajdari përkujton motrën e vrarë: Dhimbja për ty nuk shuhet kurrë

Petrit Hajdari ka përkujtuar motrën e tij, Besmira Hajdari, në përvjetorin e vrasjes së saj, duke ndarë një mesazh prekës për familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që morën pjesë në përkujtimin e saj.

Ai u shpreh se çdo ditë e jetuar në liri i jep kuptim sakrificës dhe gjakut të atyre që nuk janë më, duke theksuar se asnjëherë nuk do të kalojë mjaftueshëm kohë për ta zbutur dhimbjen për humbjen e motrës së tij.

“Ëndrrat e Besës u shuan, por ëndrrat e fëmijëve tanë sot vazhdojnë në Kosovën e lirë”, ka shkruar Hajdari, duke shtuar se kujtimi i saj do të mbetet i përjetshëm.

Ai falënderoi të gjithë ata që ishin pranë familjes në këtë përvjetor dhe ndanë dhimbjen me ta, ndërsa e kujtoi Besmirën si një vajzë gjithmonë të buzëqeshur, buzëqeshje që, sipas tij, nuk mund ta sfidojnë as kufijtë e botërave.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty. Do të kujtohesh gjithmonë si e buzëqeshur”, ka shkruar ndër të tjera Petrit Hajdari në mesazhin e tij për motrën e ndjerë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë