Ja si i votoi Drenasi kandidatët e tij për deputetë nga VV-ja
Numërimi i votave ka nxjerrë në pah edhe mbështetjen që votuesit e Drenasit u kanë dhënë kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë.
Sipas rezultateve, kandidati më i votuar nga Drenasi në listën e VV-së është Osman Musliu, i cili ka siguruar 1,063 vota. Pas tij renditet Filloreta Bujupi me 999 vota, ndërsa Enver Dugolli ka marrë 803 vota.
Rezultatet tregojnë se këta tre kandidatë kanë qenë emrat kryesorë që kanë marrë mbështetjen e elektoratit të VV-së në Drenas, duke grumbulluar së bashku një numër të konsiderueshëm votash.
Renditja e kandidatëve nga Drenasi në listën e VV-së:
Osman Musliu – 1,063 vota
Filloreta Bujupi – 999 vota
Enver Dugolli – 803 vota

