Gruda dominon garën brenda PDK-së, krijon epërsi të madhe ndaj Uran Ismailit dhe Arian Tahirit
Teksa janë numëruar rreth 90 për qind e votave në nivel vendi, Perparim Gruda vazhdon të mbetet kandidati më i votuar i Partisë Demokratike të Kosovës pas kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
Sipas rezultateve aktuale, Gruda ka siguruar 64,753 vota, duke krijuar një epërsi të konsiderueshme ndaj ndjekësve të tij në listën e PDK-së. Në vendin e dytë renditet Arian Tahiri me 56,481 vota, ndërsa i treti është Uran Ismaili me 50,944 vota.
Deri në këtë fazë të numërimit, Gruda ka dëshmuar një mbështetje të gjerë nga elektorati i PDK-së, duke u konfirmuar si një nga figurat më të fuqishme politike të partisë. Me rreth 10 për qind të votave ende pa u numëruar, ai mbetet favorit i padiskutueshëm për të përfunduar si kandidati më i votuar i PDK-së pas Bedri Hamzës.
Renditja aktuale në PDK:
Bedri Hamza – kandidat për kryeministër
Perparim Gruda – 64,753 vota
Arian Tahiri – 56,481 vota
Uran Ismaili – 50,944 vota

