Fadil Demaku pranë mandatit të deputetit, mbi 11 mijë vota me 57% të numërimit

Kandidati i PDK-së për deputet, Fadil Demaku, po vazhdon të shënojë rezultat të lartë në zgjedhjet e 7 qershorit, duke u renditur ndër emrat më të votuar të partisë së tij.

Sipas rezultateve aktuale, me rreth 57% të votave të numëruara në nivel vendi, Demaku ka siguruar 11,884 vota, duke u renditur i 17-ti në listën e kandidatëve të PDK-së. Aktualisht, Partia Demokratike e Kosovës projektohet të ketë 24 mandate, çka e vendos Demakun në pozitë të favorshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Mbështetja më e madhe për të vjen nga Drenasi, ku rreth gjysma e votuesve që kanë zgjedhur PDK-në i kanë dhënë votën edhe Fadil Demakut. Ky rezultat po konsiderohet si dëshmi e besimit që qytetarët vazhdojnë të kenë ndaj tij.

Demaku njihet për angazhimin e tij politik, qëndrueshmërinë dhe përvojën institucionale. Ai gëzon respekt të veçantë edhe për kontributin e dhënë gjatë luftës çlirimtare, ndërsa prej vitesh ka qenë një prej figurave të afërta me ish-udhëheqësit e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Nëse trendi aktual i numërimit vazhdon, Fadil Demaku pritet të konfirmohet si një nga deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë