Bekim Haxhiu pranë rikthimit në Kuvend, mbi 13 mijë vota me 67% të numërimit

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu – Kamishi, po vazhdon të ruajë pozicion të favorshëm në garën për një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Me rreth 67% të votave të numëruara në nivel vendi, Haxhiu ka siguruar 13,379 vota, duke u renditur aktualisht në vendin e 18-të në listën e kandidatëve më të votuar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Rezultati i deritanishëm e afron ndjeshëm “Kamishin” me rikthimin në Kuvend, ku njihet për angazhimin e tij në ngritjen e çështjeve me interes për qytetarët dhe iniciimin e projektligjeve në fusha të ndryshme.

Aktualisht, sipas projeksioneve nga votat e numëruara, PDK-ja ka siguruar 24 mandate deputetësh, çka e mban Bekim Haxhiun brenda zonës së kandidatëve që pritet të fitojnë mandat.

Megjithatë, rezultati përfundimtar ende nuk është vulosur, pasi numërimi i votave të diasporës dhe i votave të tjera të mbetura mund të sjellë lëvizje në renditjen e kandidatëve dhe në numrin e mandateve të partive politike.

Nëse trendi aktual vazhdon, Bekim Haxhiu pritet të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, duke shënuar një rikthim të rëndësishëm në skenën parlamentare.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë