Impakti i Limajt, e nxjerrë me fytyrë PDK-në

Pavarësisisht se nuk ishte pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PDK-së, Fatmir Limaj dëshmoi se ndikimi politik nuk matet vetëm me një vend në listë.

Limaj i “befasoi” të gjithë kur vendosi që ta përkrah publikisht këtë subjekt, pavarësisht se u refuzua që të jetë pjesë e listës për deputetë.

Prania e Limajt në tubime elektorale u mirëprit nga elektorati tradicional i PDK-së, i cili e konsideron atë një nga figurat me peshë të krahut politik që buron nga vlerat e luftës çlirimtare. Mbështetja e tij kontribuoi në mobilizimin e votuesve dhe në krijimin e një fryme uniteti brenda elektoratit, duke i dhënë PDK-së energji shtesë në garën zgjedhore.

Publikisht ai u vlerësua nga shumë figura të PDK-së, si rasti i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci që tha se Limaj i dha energji shtesë tubimit të këtij subjekti në Drenas.

Njohësit e çështjeve politike e vlerësojnë Limajn që ka një bazë besnike votuesish, e cila ka ndikim të rëndësishëm në rezultatet zgjedhore.
Dëshmia më e mirë mbetet Malisheva, ku pas 15 vitesh PDK u rendit partia e parë falë mbështetjes së vazhdueshme që ai ia dha gjatë kësaj fushate.

Ai mobilizoi elektoratin e Nismës në Malishevë, Prishtinë, Prizren e komuna tjera në funksion të mbështetjes së PDK-së dhe Bedri Hamzës kryeministër.
Pa llogaritur votat e diasporës, PDK me rezultatin e sotëm do t’i ketë 2 deputetë më shumë se sa kishte në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Duhet cekur që Limaj u inkuadura në fushatë pas takimit me Bedri Hamzën rreth 2 më parë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë