Haxhiu: Beteja e vërtetë politike nis nga nesër
Profesori Hamit Haxhiu ka vlerësuar se pas përfundimit të procesit zgjedhor, skena politike pritet të hyjë në një fazë të re debatesh dhe përplasjesh, këtë herë brenda vetë kampeve politike.
Sipas tij, nga nesër do të hapet një kapitull i ri i zhvillimeve politike, ku rezultatet e zgjedhjeve do të shoqërohen me diskutime të shumta rreth menaxhimit të procesit zgjedhor dhe angazhimit të strukturave partiake gjatë fushatës.
“Beteja e vërtetë do të fillojë nga nesër”, ka theksuar Haxhiu, duke nënvizuar se vëmendja do të zhvendoset nga kundërshtarët politikë te debatet e brendshme për përgjegjësinë dhe mbështetjen elektorale.
Ai ka paralajmëruar se në ditët në vijim mund të ketë akuza dhe kundërakuza, ndërsa çështja kryesore do të jetë jo vetëm rezultati i zgjedhjeve, por edhe drejtimi që partitë politike do të marrin në të ardhmen.

