Filloreta Bujupi: Qeveria Kurti IV po vjen

Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE, Filloreta Bujupi (101), ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të subjektit të saj politik, duke shprehur optimizëm për rezultatin e zgjedhjeve.

Bujupi ka deklaruar se Lëvizja VETËVENDOSJE po hyn në ditën e zgjedhjeve me besim të plotë në mbështetjen e qytetarëve, duke theksuar se Qeveria Kurti IV është në ardhje.

Ajo ka ftuar qytetarët që më 7 qershor të mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE me numrin 116, Albin Kurtin me numrin 1 dhe kandidaturën e saj me numrin 101.

#LëvizjaVETËVENDOSJE116
#AlbinKurti1
#FilloretaBujupi101

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë