Bekim Haxhiu falënderon qytetarët: Më 7 qershor t’i themi stop krizës dhe t’i prijmë ndryshimit

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu (109), ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen, mikpritjen dhe diskutimet e zhvilluara gjatë takimeve të shumta në mbarë vendin gjatë fushatës zgjedhore.

Haxhiu ka theksuar se gjatë këtyre ditëve ka marrë mesazhe të rëndësishme nga qytetarët për nevojën e ndryshimit dhe rikthimin e Kosovës në rrugën e zhvillimit, respektit dhe partneritetit me miqtë ndërkombëtarë.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e 7 qershorit paraqesin një moment të rëndësishëm për t’i dhënë fund krizës dhe, sipas tij, për të ndalur regresin që ka përjetuar vendi në vitet e fundit.

“Kosova ka nevojë për zhvillim dhe për institucione që punojnë në interes të qytetarëve. Koha dhe historia politike e kanë dëshmuar se Partia Demokratike e Kosovës është forca që sjell zhvillim dhe e ndal regresin”, ka deklaruar Haxhiu.

Në fund, kandidati i PDK-së ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke theksuar se është koha për ndryshim dhe për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

#VotoPDK125
#BedriHamzaKryeministër1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë