Tringa Bujupi falënderon qytetarët në përmbyllje të fushatës: Më 7 qershor votoni për të ardhmen që dëshironi

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Tringa Bujupi (88), ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ajo ka theksuar se gjatë gjithë këtij rrugëtimi ka qenë pranë qytetarëve për të dëgjuar shqetësimet dhe idetë e tyre, duke ndarë vizionin për një të ardhme më të mirë për Kosovën.

“Në përmbyllje të kësaj fushate, shpreh mirënjohjen time të thellë për çdo takim, çdo përkrahje dhe çdo votë besimi. Tani është koha që së bashku ta shndërrojmë këtë besim në veprim”, ka deklaruar Bujupi.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të dalin masivisht në votime dhe të votojnë për të ardhmen që dëshirojnë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë