Kreshnik Smajlaj: Sonte në Prishtinë, nesër votojmë për Kosovën

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kreshnik Smajlaj (56), ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bashkëbisedim me kryetarin Ardian Gjini dhe kandidatin për kryeministër të Aleancës, vetëm pak orë para tubimit të madh në Prishtinë.

Smajlaj tha se takimi u karakterizua nga energji pozitive, motiv dhe vizion për sfidat që e presin vendin, ndërsa ftoi qytetarët që t’i bashkohen tubimit në kryeqytet.

“Shihemi sonte në Prishtinë, votojmë nesër Kosovën”, ka shkruar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë