Komorani, Nekoci, Kishnareka…i japin mbështetje Altin Krasniqit

Kandidati i PDK-së për deputet, Altin Krasniqi, i cili garon me numrin 20, ka vazhduar aktivitetet elektorale në Drenas, ku ka takuar qytetarë në Komoran, Nekoc, Kishnarekë, Sankoc, Fushticë të Poshtme dhe Fushticë të Epërme.

Krasniqi ka bërë të ditur se në këto vendbanime ai dhe ekipi i PDK-së janë pritur me energji, entuziazëm dhe besim të madh për ndryshim, duke theksuar se qytetarët po kërkojnë një drejtim të ri për vendin.

“Stop krizës. Ndrysho Kosovën!”, është mesazhi që ka përcjellë kandidati i PDK-së, duke kërkuar mbështetje për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

#PDK125 #BedriHamza1 #AltinKrasniqi20

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë