Isak Neziri: Nesër vendosim mes krizës dhe ndryshimit, votojmë për një Kosovë më të mirë

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e nesërme, duke e cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Neziri ka theksuar se qytetarët do të vendosin nëse Kosova do të vazhdojë me krizat apo do të nisë rrugën e ndryshimit, duke shprehur besimin e tij në një qeverisje që punon për qytetarin, ul çmimet, mban premtimet dhe udhëheq me përgjegjësi.

Ai ka kërkuar mbështetjen e votuesve për PDK-në dhe kandidaturën e tij, duke theksuar se ka “99 arsye” për të kërkuar besimin e qytetarëve dhe një arsye të madhe për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër.

✅ PDK 125
✅ Bedri Hamza 1
✅ Isak Neziri 99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë