Hajdar Beqa: Kosova nuk pret më, koha për ndryshim

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Hajdar Beqa, tha se Kosova ka humbur gjashtë vjet në pritje dhe se vendi ka nevojë për ndryshim.

Ai po ashtu ka falënderuar banorët e Zhabelit për mbështetjen, të cilën e cilësoi si të jashtëzakonshme gjatë takimit me qytetarët në këtë vend.

“Gjashtë vjet pritje. Gjashtë vjet arsyetime. Gjashtë vjet të humbura. Kosova nuk pret më. Koha për ndryshim. Zhabel, faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme!”, ka shkruar Beqa.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë