Fatmir Dervishi: Kriza merr fund nesër, alternativa e vetme për Kosovën është PDK-ja

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fatmir Dervishi (48), ka deklaruar se kriza në vend do të marrë fund pas zgjedhjeve, duke theksuar se institucionet duhet të çlirohen nga, siç është shprehur ai, dembelia dhe papërgjegjësia që e kanë mbajtur Kosovën në një cikël të vazhdueshëm krizash.

Dervishi ka vlerësuar se PDK-ja paraqet alternativën më serioze politike për vendin, me një program që synon rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të Kosovës.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë fushatës zgjedhore, duke i ftuar që të marrin pjesë masivisht në votime dhe të kontribuojnë në një fitore sa më të thellë të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Faleminderit për mbështetjen e palëkundur gjatë ditëve të fushatës. Le ta bëjmë fitoren e nesërme sa më të thellë, me pjesëmarrje sa më të lartë në zgjedhje. Shihemi në tubimin e fitores sonë”, ka deklaruar Dervishi.

#PDK125 #FatmirDervishi48

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë