Fadil Demaku: Prishtina vulosi fitoren e PDK-së në përmbyllje të fushatës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku (19), ka vlerësuar se përmbyllja e fushatës në Prishtinë u karakterizua nga një atmosferë madhështore, e mbushur me energji, entuziazëm dhe mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

Demaku ka theksuar se gjatë fushatës ka zhvilluar takime të shumta me qytetarë në lagje dhe vende të ndryshme, ku është diskutuar për sfidat dhe pritjet e tyre për një të ardhme më të mirë.

Ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit që, sipas tij, u bënë pjesë e këtij rrugëtimi politik, duke shprehur bindjen se ndryshimi është i pandalshëm.

Kandidati i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 qershor të dalin në votime dhe të mbështesin vizionin për zhvillim, dinjitet dhe një Kosovë më të fortë.

#PDK125
#BedriHamza1
#FadilDemaku19

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë