Fadil Demaku dhe Tringa Bujupi nderojnë heronjtë e kombit

Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku dhe Tringa Bujupi, kanë marrë pjesë sot në homazhet përkujtimore në nderim të heronjve Bedri Bazaj, Ramiz Bazaj, Halim Qallapeku, Hasan Hasani, Xhavit Hasani dhe Shaban Shabani.

Me këtë rast, ata vlerësuan lart sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës, duke theksuar se vepra e heronjve mbetet frymëzim dhe amanet i përhershëm për brezat që vijnë. “Lavdi përjetë heronjve të kombit”, u shprehën Demaku dhe Bujupi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë