Enver Hoxhaj nga Podujeva dhe Mitrovica: Besimi i qytetarëve është përgjegjësia më e madhe
Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, i cili garon me numrin 10, ka falënderuar qytetarët e Podujevës dhe Mitrovicës për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimeve të zhvilluara mbrëmjen e fundit.
Hoxhaj ka thënë se besimi i njerëzve mbetet përgjegjësia më e madhe për çdo përfaqësues politik, duke vlerësuar takimet dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Besimi i njerëzve është përgjegjësia më e madhe. Mbrëmë në Podujevë dhe Mitrovicë e ndjeva peshën e bukur të këtij besimi. Çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë e mirë e mbrëmshme do të mbetet me mua”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai po vazhdon aktivitetet elektorale në kuadër të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
#PDK125 #EnverHoxhaj10 #StopKrizes







