“E treta e vërteta”/ Ramiz Lladrovci i jep mbështetje të fuqishme Isak Nezirit për Kuvend

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e PDK-së për deputet, Isak Neziri, i cili garon me numrin 99 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një statusi në Facebook, Lladrovci e ka cilësuar Nezirin si mik të tij dhe të qytetarëve të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tij në mirëqenie, solidaritet dhe përparim. Ai ka theksuar se Isak Neziri meriton përkrahje për shkak të përvojës, virtyteve dhe përkushtimit ndaj vendit.

“Për ta ndalur krizën dhe për ta ndryshuar Kosovën, kërkohen personalitete me njohje të menaxhimit, të dëshmuara në punë dhe në çdo fushë të jetës, sikur Isak Neziri me numër 99”, ka shkruar Lladrovci.

Në fund të mesazhit, kryetari i Drenasit ka përdorur shprehjen “E treta e vërteta”, duke i uruar sukses kandidatit të PDK-së dhe duke i ofruar përkrahje të fuqishme për ta përfaqësuar qytetarin me krenari në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.

#PDK125 #IsakNeziri99

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë