Bekim Haxhiu: Mitrovica e Kadri Veselit po i jep fuqi fitores së PDK-së

Kandidati i PDK-së për deputet, Bekim Haxhiu – Kamishi, i cili garon me numrin 109, ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen e dhënë në tubimin përmbyllës të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.

Haxhiu ka veçuar pjesëmarrjen e dy vëllezërve të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Bacës Ismet dhe Veselit, duke vlerësuar se angazhimi dhe mobilizimi i tyre janë dëshmi e mbështetjes së fuqishme që gëzon PDK-ja në Mitrovicë.

Sipas tij, Mitrovica, qyteti i Kadri Veselit, po i jep forcë fitores së kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe vetë partisë në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Mitrovica e Kadri Veselit i jep fuqi fitores së Bedri Hamzës dhe PDK-së”, ka deklaruar Haxhiu, duke përsëritur thirrjen e fushatës: “Stop krizës, ndrysho Kosovën!”

Bekim Haxhiu garon me numrin 109 në listën e PDK-së, ndërsa Bedri Hamza mban numrin 1 për kryeministër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë