Tringa Bujupi falënderon qytetarët e Nekocit dhe Kishnarekës për mbështetjen e fuqishme

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Tringa Bujupi, ka shprehur mirënjohjen e saj për pritjen dhe mbështetjen që mori gjatë takimit me qytetarët e Nekocit dhe Kishnarekës.

Bujupi tha se emocionet ishin të veçanta pasi këto janë vendet me të cilat e lidhin rrënjët familjare, duke theksuar se besimi dhe përkrahja e qytetarëve përbëjnë motivim dhe përgjegjësi për angazhimin e saj politik.

“Nga zemra falënderoj qytetarët e Nekocit dhe Kishnarekës për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Si mbesë e këtij vendi, emocionet janë edhe më të veçanta kur shoh kaq shumë njerëz të bashkuar, me besim dhe vullnet për ndryshim”, ka deklaruar ajo.

Sipas Bujupit, përkrahja e qytetarëve është dëshmi e vullnetit për ndryshim dhe për një të ardhme më të mirë për vendin.

#StopKrizes #PDK125 #BedriHamza1 #TringaBujupi88

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë