Ramiz Lladrovci: Tringa Bujupi përfaqëson rininë e Drenasit që kërkon ndryshim
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur mbështetjen e tij për kandidaten e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Tringa Bujupi, e cila garon me numrin 88 në listën zgjedhore të PDK-së.
Lladrovci ka vlerësuar se Bujupi përfaqëson rininë e Drenasit, e cila, sipas tij, qëndron fuqishëm kundër krizës dhe është e përkushtuar për ta ndryshuar Kosovën, duke ndërtuar perspektivë për të rinjtë që të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre.
“Tringa Bujupi prezanton rininë e Drenasit, e cila e do Kosovën dhe ka vendosmërinë për të jetuar e punuar në atdhe. Ajo, së bashku me shoqet dhe shokët e saj, e dinë se partia shtetformuese dhe shtetndërtuese ofron perspektivë për të gjithë dhe mbetet konstanta e shtetit me vlera euro-atlantike”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin kandidaten e re të PDK-së, duke theksuar se vota për Tringa Bujupin është mbështetje për fuqizimin e zërit të rinisë.
#PDK125
#BedriHamza1
#TringaBujupi88

