Nga takimi në takim, Shukri Buja në ofensivë për votën e PDK-së
Shukri Buja, ish-deputet i PDK-së dhe ish-kryetar i Komunës së Lipjanit, ka vazhduar angazhimin e tij në terren në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse nuk është kandidat në zgjedhjet e kësaj radhe, shkruan DrenicaOnline.
Buja ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar dhjetëra takime me struktura dhe qytetarë në të gjithë Lipjanin, ku sipas tij ka vërejtur pakënaqësi për gjendjen aktuale në vend, por edhe vendosmëri për ndryshim. Ai ka theksuar se qytetarët kërkojnë zhvillim, stabilitet, vende të reja pune dhe një qeveri që punon në interes të tyre.
Sipas Bujës, mbështetja e madhe që po merr PDK-ja në terren dëshmon se fryma e ndryshimit po forcohet çdo ditë e më shumë, ndërsa qytetarët po rreshtohen përkrah vizionit të Bedri Hamzës. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e 7 qershorit do të jenë vendimtare për drejtimin që do të marrë Kosova në vitet e ardhshme.
“Koha e krizave po përfundon. Më 7 qershor, ndrysho Kosovën”, ka porositur Buja./DrenicaOnline/







