Hoxhaj: Mirënjohje e përjetshme për luftëtarët e UÇK-së

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në inaugurimin e një pjese të Kullës së Lirisë në Dobërdelan, një monument që simbolizon sakrificën dhe qëndresën për lirinë e Kosovës.

Hoxhaj ka theksuar se Dobërdelani është vendi nga ku nisi rruga drejt lirisë, ndërsa Kulla e Lirisë mbetet simbol i krenarisë kombëtare dhe i përkushtimit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka shprehur përulësi para historisë dhe mirënjohje të përjetshme për dëshmorët dhe luftëtarët e UÇK-së, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë