Filloreta Bujupi: Mbështetja e qytetarëve në Drenas, motivim për të vazhduar rrugën e zhvillimit
Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Filloreta Bujupi (101), ka vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qytetarëve në takimin e mbajtur në Drenas me Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë.
Sipas Bujupit, atmosfera e krijuar dhe përkrahja e madhe e qytetarëve dëshmuan besimin në vizionin për një Drenas më të zhvilluar, me më shumë mundësi për të rinjtë dhe mirëqenie për çdo familje.
Ajo theksoi se energjia dhe besimi i qytetarëve janë motivim për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi, duke shtuar se rruga e zhvillimit, investimeve dhe progresit do të vazhdojë për Drenasin dhe gjithë Kosovën.
“Krejt për shtet, shtet për krejt – qitja pikën,” ka deklaruar Bujupi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! 116 ✅️
Albin Kurti 1 ✅️
Filloreta Bujupi 101 ✅️








