Fadil Demaku pritet ngrohtësisht në shtatë fshatra të Drenasit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka vazhduar aktivitetet elektorale në disa fshatra të Drenasit, ku sipas tij është pritur me përkrahje të jashtëzakonshme nga qytetarët.
Demaku ka takuar banorët e Komoranit, Zabelit të Epërm, Nekocit, Kishnarekës, Sankocit, Fushticës së Epërme dhe Fushticës së Ulët, duke theksuar se çdo takim ishte dëshmi e qartë e mbështetjes për vizionin e PDK-së.
“Çdo takim i sotëm ishte dëshmi e qartë se qytetarët duan zhvillim, punë dhe perspektivë. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të pandalshme”, ka deklaruar Demaku.
Ai po kërkon mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit si kandidat i PDK-së me numrin 19, ndërsa ka bërë thirrje për mobilizim në mbështetje të PDK-së dhe kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.
#PDK125 #BedriHamza1 #FadilDemaku19






