Skenderaji merr primatin, nis zbatimin e listës së barnave esenciale

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj ka publikuar listën e barnave esenciale që janë aktualisht të disponueshme në barnatoren e këtij institucioni, në kuadër të angazhimit për transparencë dhe informim të drejtë të qytetarëve, transmeton DrenicaOnline.

Sipas njoftimit, lista përfshin barna bazike dhe të domosdoshme për trajtimin e gjendjeve më të shpeshta shëndetësore në kujdesin parësor, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime cilësore, të sigurta dhe lehtësisht të qasshme.

Nga QKMF Skenderaj bëhet e ditur se lista e barnave esenciale do të rishikohet dhe përditësohet në baza javore. Në raste të veçanta, përditësimet mund të realizohen edhe në baza ditore, varësisht nga furnizimi dhe shpenzimi i barnave nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe nevojat e shërbimit parësor shëndetësor.

Ky hap synon të rrisë transparencën dhe të mbajë qytetarët të informuar në kohë reale për barnat në dispozicion në këtë institucion shëndetësor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë