Mbajtje e paautorizuar e armës: Kapet një person në Gllobar të Drenasit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Gllobar të Drenasit, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri së bashku me një karikator që përmbante 15 fishekë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë