Kapet hajni i “Viva Fresh” në Prishtinë, kishte vjedhur disa herë rresht

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kryer disa vjedhje të njëpasnjëshme në një market.

Bëhet fjalë për F. Lahi i cili sipas ankueses – menaxheres së marketit “Viva Fresh Store”, kishte arritur të përvetësojë produkte ushqimore më 23 mars në vlerë prej 30 euro.

Sipas të njëjtës, i dyshuari kishte kryer edhe dy vjedhje tjera më 21 dhe 22 mars, duke shkaktuar dëme materiale që në total arrijnë në rreth 135 euro.

Pas identifikimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka pranuar fajësinë për veprat me të cilat ngarkohet.

Me udhëzim të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë