‘Epopeja e Dukagjinit’, Shala vlerëson Haradinajn: Ishim bashkë në luftë, jemi bashkë në shtetndërtim

Deputeti i PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar “Epopenë e Dukagjinit”.

Me rastin e 27-vjetorit të kësaj epopeje, Shala ka vlerësuar lartë kontributin e ish-komandantit të UÇK-së në Dukagjin dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

“‘Epopeja e Dukagjinit’. Në këtë përvjetor të lavdisë, krenarisë dhe sakrificës, kujtojmë me nderim ‘Epopenë e UÇK-së në Dukagjin’. Në nderim dhe përkujtim të luftëtarëve dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë. Me respekt të veçantë për komandantin dhe atdhetarin Ramush Haradinaj. Ishim bashkë në luftë, jemi bashkë në shtetndërtim”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë