Vëllezërit Hajdaraj nga Drenasi kërkojnë lokal në Köln, ofrojnë 5 mijë euro shpërblim për ndihmë
Vëllezërit Hajdaraj kanë nisur një iniciativë për hapjen e një dyqani me produkte nga Kosova në Köln, me synimin që t’u sjellin bashkatdhetarëve shijet dhe produktet e vendlindjes më afër.
Ata bëjnë të ditur se prej një kohe të gjatë janë në kërkim të një lokali me sipërfaqe nga 800 deri në 1500 metra katrorë, i cili do të shërbente si pikë shitjeje për produkte tradicionale dhe ushqimore nga Kosova.
Sipas tyre, në këtë qytet jeton një numër i madh i shqiptarëve, por mungon një hapësirë e tillë ku mund të gjenden produkte vendore gjatë gjithë vitit, pa pasur nevojë të pritet ardhja e pushimeve për t’i shijuar ato.
Për ta realizuar këtë projekt, vëllezërit Hajdaraj kanë ofruar një shpërblim prej 5000 euro për këdo që i ndihmon të gjejnë një lokal të përshtatshëm.
Lokali që kërkohet duhet të plotësojë disa kushte kryesore:
Të ketë hapësira të mjaftueshme për parkim Të jetë në një zonë qendrore dhe lehtësisht e arritshme Preferohet të jetë në një zonë me shumë banesa familjare
Të interesuarit mund të kontaktojnë përmes: 📧 Email: lulzim_hajdaraj@hotmail.com
📞 Telefon: 01772021400 (i disponueshëm edhe në WhatsApp)
Sipas njoftimit, shpërblimi do të jepet pasi të arrihet kontrata për lokacionin e gjetur.
Ky projekt synon të krijojë një pikë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Gjermani, duke sjellë më afër traditën dhe produktet vendore.


