“Studentët e Malishevës e Klinës nuk shkojnë në teatër”/ Blerta Deliu-Kodra i reagon ‘Qumilit’: “Sa zhgënjyese!”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj deklaratës së humoristit Sevdai Radogoshi ‘Qumili’, i cili thotë se studentët e fshatrave të Malishevës e Klinës nuk kanë qenë asnjëherë në teatër.

Përmes një reagimi, Deliu-Kodra e ka cilësuar deklaratën si zhgënjyese, duke theksuar se në një shoqëri të vogël si Kosova, me sfida ekonomike dhe kulturore, arti nuk ka qenë gjithmonë i qasshëm për të gjithë qytetarët.

“Ai fakt që shumë qytetarë nuk kanë pasur mundësi reale të shkojnë në teatër, nuk i bën ata më pak të vlefshëm,” ka thënë ajo.

Deputetja tutje ka shtuar se madhështia e një artisti matet me aftësinë për të hapur horizonte të reja dhe për të qenë shembull për shoqërinë, e jo me deklarata që mund të përjashtojnë apo nënçmojnë të tjerët.

Reagimi i saj vjen pas komenteve të Radogoshit, të cilat kanë nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë