Kurti për ngushëllime në Skenderaj, viziton familjen e Pajtim Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Skenderaj, ku ka vizituar familjen Bajrami për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas humbjes tragjike të të riut Pajtim Bajrami.

I ndjeri humbi jetën në mënyrë tragjike në vendin e tij të punës në Austri, duke lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti.

Kryeministri Kurti u shpreh i prekur nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se shteti dhe shoqëria qëndrojnë pranë familjes në këto momente të vështira. Ai uroi që familja Bajrami të gjejë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Vdekja e Pajtim Bajramit dhe dy kosovarëve tjerë, ka tronditur opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë kanë shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me familjet./DrenicaOnline/

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë