Intervenon FIT në Majac, 70-vjeçarja gjendet e plagosur rëndë në kokë – dyshohet se u qëllua nga vajza e kunatit

Një ngjarje e rëndë është duke u zhvilluar në Majac, ku njësitë e FIT-it kanë ndërhyrë në një rast me pasoja të rënda.

Sipas informacioneve, gjatë ndërhyrjes është gjetur një grua rreth 70 vjeçare me lëndime të rënda në pjesën e kokës.

Dyshimet e para janë se ajo është qëlluar me armë nga vajza e kunatit të saj, e cila po ashtu dyshohet të jetë e përfshirë në ngjarjen e rëndë që tronditi zonën.

Ekipet emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e të lënduarës, ndërsa Policia po zhvillon operacionin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./Sinjali/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë