Alarm nga Pokleku: Banorët denoncojnë gjendjen e rëndë nga mbeturinat (Video/Foto)

Banorët e një pjese të fshatit Poklek kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar nga mbeturinat, duke dërguar pamje që dëshmojnë situatën e krijuar në këtë zonë.

Sipas tyre, hapësira të tëra janë mbuluar nga mbeturina të ndryshme, duke krijuar jo vetëm ndotje të madhe të ambientit, por edhe rrezik për shëndetin e banorëve.

Ata shprehen se kjo gjendje ka kohë që vazhdon dhe se mungon ndërhyrja e institucioneve përkatëse.

Banorët kërkojnë pastrim urgjent të zonës, si dhe masa konkrete për të parandaluar hedhjen e mbeturinave në këtë hapësirë në të ardhmen.

“Është bërë e papërballueshme. Nuk mund të jetojmë në këtë gjendje”, shprehen ata, duke apeluar për reagim të menjëhershëm nga organet kompetente.

Pamjet e dërguara tregojnë një realitet shqetësues, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave./DrenicaOnline/

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë