E trishtë: Ky është 23-vjeçari që humbi jetën pas përplasjes me motor
Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në Vranidoll.
Për pasojë jetën e ka humbur 23-vjeçari Florent Tahiri.
Rastin në mëngjes e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Podujevë- Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale”, njofton policia./Sinjali/
Ahmeti tha se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë, e që si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës nuk ka arritë të përballoj plagët, dhe i njëjti ka vdekur.

